2017-07-06 12:59:00

Më 6 korrik 1535, Henriku VIII, ekzekutoi Thomas More.


Më 6 korrik të vitit 1535, pas gati tre muajsh burgim, Henriku VIII, mbret i Anglisë, ekzekutoi Thomas More Londër, 7 shkurt 1478 – Londër, 6 korrik 1535), politikan, humanist anglez e shenjtë.

Akuza ishte tradhti ndaj sovranit nga ana e atij që për vite të tëra kishte qenë këshilltari më i çmuar i mbretit. Në të vërtetë ishte besnikëria e More-it ndaj vlerave të krishtera që e çoi atë në podium ekzekutimi me vdekje, sepse Thomas More refuzoi të pranonte divorcin e Henrikut VIII nga gruaja e tij Katerina e Aragonës dhe martesën e tij me Ana Bolenën, veprim ky që do ta çonte mbretin anglez drejt shkëputjes nga Kisha e Romës.

“Ah, sikur ta dije Margaret sa net e net të pagjuma kam kaluar (...) duke përsëritur në mend të gjitha rreziqet që mund të më kanoseshin (...) Dhe ndërsa mendoja, vogëlushja e ime, e ndjeja shpirtin të më ndrydhej nga ankthi. E megjithatë falënderoj Zotin, që pavarësisht nga të gjitha këto, asnjëherë nuk më ka shkuar nëpër mend të tërhiqem nga synimi i im, edhe sikur të më ndodhte gjëja më e keqe”.

Thomas More është i kthjellët pavarësisht frikës që e mundon ndërsa është në burg dhe i shkruan së bijës duke menduar për fatin e vet që nuk ndjell asgjë të mirë nga ana e mbretit, një herë e një kohë mik, atëherë kur shpëtimi duket një utopi e pamundur.

Një përmbysje e papritur e fatit: nga Lord kancelar në një tradhtar të përbuzur, në Londrën që përjetonte divorcin e dyfishtë të sovranit, nga gruaja që nuk po i jepte trashëgimtarin aq të kërkuar, dhe nga Papa i Romës, që nuk ka ndërmend ta pranojë atë divorc të mbretit.

Megjithatë, edhe në zymtësinë fatkeqe të Kullës së Londrës, Thomas More mbetet ai i krishterë që ka qenë gjithnjë. Nëse ishte ai që e bëri Henrikun VIII të fitonte titullin e “Mbrojtësit të krishterimit” në luftën kundër Luterit dhe valës gjithnjë në rritje të protestantizmit, ishte po ai që dha dorëheqjen më 16 maj 1532 nga detyra e Lordit kancelar, kur sovrani anglez, pasi nuk mori anulimin e martesës nga Papa Klementi VII, vendosi ta marrë vetë kryesinë e Kishës angleze duke u shkëputur atë nga Roma.

Në realitet, Thomas More ke qenë përherë besnik në dashurinë e tij ndaj mbretit, pastaj një ditë, këto besnikëri u gjenden në kundërshtim me një besnikëri që Mor e vlerësonte dhe konsideronte si më të lartë, besnikërinë ndaj ndërgjegjes personale.

E duhet theksuar se në shkrimin e tij të fundit në formë testamenti, fjala ndërgjegje duket për 17 herë me radhë. Për një të krishterë, ndërgjegjja nuk është vetëm ai vend intim e i thellë ku njeriu vendos me vetveten para se të marr ndonjë vendim moral. Ajo është lartësim i të qenurit njeri që i mundëson çdonjërit të gjykoi e vlerësoi me ndërgjegjen e vet Hyjit.

Në përvjetorin e vdekjes, kur koherenca e Thomas More-it këputet e ndalet nga goditja e një shpate, sot rreziku nuk është më i vogël se ia i asaj kohe. Në shoqëritë shekullarizuese ku hipoteza e çfarëdo transcendence përjashtohet në zgjedhjet e përcaktimet kolektive, ekziston rreziku i madh të besohet përsëri se nuk ekziston asgjë përmbi ligjet e qytetit. Ky ka qenë përherë pretendimi i Shtetit, ti nënshkroi autoritetet morale, apo të bëjë të heshtin, për t’i dhënë vetes autoritetin moral absolut.

Krishterimi beson të kundërtën: dinjiteti i njeriut i këshillon të ndjek ndërgjegjen e tij personale, deri në fund të fundit. E sipas Thomas More, në çdonjërin prej nesh ekziston një organ i mrekullueshëm që na bën më të mëdhenj e të jemi mbi ligjet politike. Është pikërisht ky organ, ndërgjegjja, që na bënë të jemi qenie të lira.








All the contents on this site are copyrighted ©.