2017-07-05 12:00:00

Karitasi i Evropës: “Karta Shoqërore Evropiane të kthehet në Kushtetutë”


“Bashkimi Evropian ka nevojë të jashtëzakonshme t’u afrohet qytetarëve të vet, prandaj duhet të organizohet në mënyrë të tillë që të drejtat shoqërore të jenë në qendër të kontinentit evropian. Karta Shoqërore e Këshillit të Evropës është çelësi për ta arritur këtë objektiv”: kështu pohoi përgjegjësi për politikat shoqërore në Karitasin e Evropës e në Komitetin e Koordinimit për Procesin e Torinos, Peter Verhaeghe. Karta Shoqërore, traktat i Këshillit të Evropës, u paraqit në Torino në vitin 1961 dhe u rishikua në Strasburg, në vitin 1996.

Versioni i fundit i saj hyri në fuqi më 1999 e po zëvendëson dalëngadalë traktatin fillestar, në fuqi që nga viti 1965. Karta njeh të drejtat dhe liritë e njeriut, si edhe përcakton një mekanizëm kontrolli për të garantuar respektimin nga shtetet anëtare. Karitasi bashkohet me Ojq-të e gjithë Evropës për t’u kërkuar institucioneve evropiane “njohjen e Kartës Shoqërore Evropiane si Kushtetutë shoqërore të Bashkimit Evropian”.








All the contents on this site are copyrighted ©.