2017-07-04 14:30:00

G20 në Hamburg. Thirrja e ipeshkvijve për drejtësi e paqe


Drejtësia, paqja e mbrojtja e Krijimit (natyrës): këto, sipas ipeshkvijve katolikë gjermanë, janë temat e “nxehta” mbi të cilat do të duhej të reflektonte samiti i G20-së, që është në program në Hamburg më 7 e 8 korrik. Në veçanti, shpjegon imzot Franz-Josef Overbeck, ipeshkëv i Essen-it e përgjegjës për politikat shoqërore pranë Konferencës ipeshkëvnore katolike gjermane, është i domosdoshëm analizimi i kontekstit aktual kontrovers.

Konteksti vështirës botëror

“Takimi i nivelit të lartë zhvillohet në rrethana të vështira – nënvizoi prelati, cituar nga agjencia Sir – SHBA-së kanë një këndvështrim të ri për tregun dhe ndryshimet klimaterike. Një linjë e përbashkët perëndimore, pra, është shumë vështirë të parashikohet”. Mëtej, sipas imzot Overbeck në pjesë të ndryshme të botës “po lulëzojnë modelet e Shtetit autoritar”, çka e bënë “situatën aktuale botërore jo shumë inkurajuese”.

Lypet qëndrimi konstruktiv e bujar

Prej këndej, thirrja e prelatit drejtuar SHBA-së, që të luajnë rolin themelor për “paqen e sigurinë, tregun e drejtë botëror dhe mbrojtjen e klimës”, sepse “stabiliteti i regjimit ndërkombëtar varët nga besueshmëria e nga bashkëpunimi i SHBA-së në menaxhimin e pushtetit global” dhe nga qëndrimi “konstruktiv e bujar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.