2017-07-03 14:36:00

Papa Françesku do të jetë në FAO më 16 tetor


Papa Françesku do të shkojë në FAO, më 16 tetor 2017, me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit. Njoftimin e dha Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin, pasi lexoi mesazhin që Papa Françesku ka dërguar me rastin e përurimit të sesionit të punimeve të Konferencës së 40-të të përgjithshme të Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë (FAO). Këtë vit, FAO do të reflektojë mbi temën “Të ndryshohet e ardhmja e emigracionit”. E pikërisht me këtë rast – njofton kardinali Parolin – Papa Françesku do të vijë këtu në Fao”, duke pranuar ftesën e drejtorit të përgjithshëm, José Graziano da Silva.








All the contents on this site are copyrighted ©.