2017-06-30 12:40:00

Vatikan: imzot De Donatis nisi dje mandatin e mëkëmbësit të përgjithshëm


Dje, në Solemnitetin e Shën Pjetrit e të Shën Palit, Pajtorë të Romës, imzot Angelo de Donatis filloi zyrtarisht mandatin e mëkëmbësit të përgjithshëm për dioqezën e kryeqytetit. Papa e emëroi mëkëmbës, më 26 majin e kaluar.

De Donatis, 63 vjeçar, puliez, i sapoemëruar, shprehet kështu: “Po e pranoj këtë thirrje të Zotit e të Kishës me përvuajtëri të thellë, i vetëdijshëm për mëkatet dhe kufizimet e mia, duke u lëshuar plotësisht në duart e Zotit”. Imzot De Donatis zë vendin e imzot Agostino Vallini-t.








All the contents on this site are copyrighted ©.