2017-06-30 00:00:00

Njëzet milionë njerëz rrezikohen nga uria në katër vende: thirrje e Pam


Njëzet milionë njerëz rrezikohen nga uria në katër vende: janë Jemeni, Sudani i Jugut, Somalia e Nigeria. Është kjo, thirrja dramatike e drejtorit  të Programit Ushqimor Botëror, David Beasley drejtuar Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, që të ndërhyjnë me donacione. Sipas tij, Pam-it i duhen një miliard dollar, për të shpëtuar jetën e këtyre popullsive. E intervistuam:

Duhet që bashkësia ndërkombëtare t’i shpërvjelë mëngët e të mos i humbasë nga sytë emergjencat si dhe të shumëfishohen donacionet  për Programin Ushqimor Botëror, organizatë që u jep të hanë këtyre njerëzve të uritur. Më se 20 milionë njerëz, në këto katër vende: Jugu i Sudanit, Jemeni, Somalia, dhe Veri-Lindja e Nigerisë, kërcënohen nga zija e bukës, për shkak të kushteve atmosferike. Ka muaj e muaj që luftojnë kundër thatësirës, deklaruar në disa zona të Sudanit të Jugut e që mund të deklarohet edhe në zona të tjera të vendit. Por ne kemi shumë nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Numrat janë tronditës. Në gjirin e këtyre 20 milionë njerëzve të uritur, shumica janë fëmijë…..

Po, fëmijë janë rreth 5 milionë e 700 mijë. E është bërë një llogari e tmerrshme: nëse nuk do të ndërhyhet me trajtime të shpejta, të menjëhershme për t’i shpëtuar këta gjashtë milionë fëmijë, muajt e ardhshëm 600 mijë prej tyre do të vdesin. Mesazh tejet i trishtuar, tronditës, por janë numra, që na duhen, për të bërë llogaritë tona, me synimin për të shpëtuar sa më shumë prej tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.