2017-06-29 16:37:00

Intervista e gazetares Mira Tuci me Imzot Dario Edoardo Viganò


Teksa Papa Francesku nga Vatikani përcjell mesazhin e bashkimit të plotë gradual mes Kishës Ortodokse dhe asaj Katolike në takimin mes konfensioneve, Imzot Dario Vigano, Prefekti i Sekretarisë së Komunikimit të Selisë së Shenjtë ndodhet në Tiranë. Prelati i lartë që po bën evolucion në komunikimin e Vatikanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe përsërit akoma një herë mesazhet e Papës për shqiptarët.

(Intervistoi: Mira Tuci)

Mons. D.E. Vigano - Është një vizitë që zgjat vizitën e Papës në Shqipëri. Ka qënë një udhëtim shumë I bukur kur Papa ishte këtu mes këtij populli të mrekullueshëm të cilit I ka lënë një porosi që “ ta lerë shqiponjën të fluturojë” dmth të hapë horizontin akoma më tepër drejt ëndrrës dhe shpresës. Motivi I vizitës time këtu është sepse Presidenti I Republikës do të më dorëzojë mua dhe Dom David Gjugjës një vlerësim për aftësinë si Sekretari e Komunikimit dhe redaksisë në shqip të Radio Vatikanit ku evidentohet leximi I Kishës Shqiptare, I shoqërisë shqiptare dhe në komunikimin këtu në Shqipëri të mesazhit të Atit të Shenjtë.

Duke i mëshuar jehonës së këtij udhëtimi të Papës në shqipëri ai ka vijuar të flasë mbi të gjitha për harmoninë fetare që ekziston këtu. Duke filluar nga ky vend i vogël për të përhapur më tej mesazhin në gjithë botën.

Mons. D.E. Vigano - Pikërisht kur ai erdhi në Shqipëri tha... “një vend I vogël I jashtëzakonshëm”  sepse këtu ka një  njohje dhe vlerësim reciprok mes kulturash dhe traditash të besimeve të ndryshme. Dhe kjo ide është në zemrën e Papës, ideja se bashkimi nuk varet nga uniformiteti. Shume shpesh Papa thotë : Imazhi ynë nuk është sfera, por polihedri që cdo faqe ka identitetin e saj por tëresia bashkohet me të gjitha faqet e tjera. Pra ekziston ky aspekt I ngjyresave të ndryshme, të përvojave të ndryshme që dinë ta vlerësojnë njëri-tjetrin në mënyrë reciproke dhe është një nga elementët që I ka lënë  shumë mbresa Atit të shenjtë dhe është një temë në të cilën ai kthehet gjithnjë.

Në fakt mesazhi i Papës shtrihet edhe më tej se sa harmonia, një lajm që na vjen nga Vatikani i drejtohet klerit katolik dhe atij ortodoks mbi mundësinë e një bashkimi të plotë mes dy Kishave.

Mons. D.E. Vigano - Besoj se në këtë rast Papa aty sheh procesin. Sigurisht dëshira është që të jenë një sic e thotë edhe lutja e madhe e Jezusit. E për ta bërë këtë duhen shtruar disa udhë që bëhet nga hapa të vegjël, ndonjëherë me gjeste profetike,  fjalë pranimi. Gatishmëria nuk është ajo e ndërtimit të një bashkimi në tavolinë por të marrim vetëdijen dhe ta lëmë veten të udhëhiqemi nga Shpirti I shenjtë sepse është Shpirti ai që e krijon bashkimin. Është një moment I rëndësishëm dhe Papa në mënyrë të vazhdueshme na thërret te kjo gjë.

Ku konsiston kjo reformë mbi komunikimin që Papa ka nisur dhe besoj kjo është një nga arsyet pse ka zgjedhur edhe ju në krye të komunikimit?

Mons. D.E. Vigano - Është një proces reformimi I Kurias romane, pas konklavës që e zgjodhi si Pasardhës të Papa Benediktit me shumë mundësi ai kishte në mendje dhe në kujtesë shumë diskutime të bëra nga sivëllezërit e tij kardinalë para Konklavës.

Psh, për nevojën e një transparence ekonomike, reformës në ente financiare dhe administrative. Mendoj për reformimin e madh që po bën në inkorporimin e dikastereve dhe ndër to është edhe komunikimi. Është shumë interesante sepse ekziston gati një akt qeveritar që Papa e nis pikërisht me togëfjalëshin “kultura aktuale digjitale” dmth problemi është se bota ka ndryshuar dhe tashmë nuk mund të përmirësosh disa situata që nuk ekzistojnë më. Përshembull kush ka moshën time e di cfarë është televizioni, radio, por ata që kanë lindur pas 85-87 e kane të  vështirë të diferencojnë mediat. Kuptohet një proces komunikativ ku nga një smartfon unë mund të dëgjoj radion, të shoh një film, të shkruaj, të lexoj etj etj. Pra, depërtimi I mediave tradicionale ashtu sic ne I kemi njohur përgjatë gjithe 1900 është shpaguar me një denatyralizim të aparateve teknologjike. Pra kultura digjitale kërkon pikërisht këtë, mos të zhvillohet më mire televizioni, radio, por të mendohet një sistem komunikues sipas  ndërveprimit dhe konvergjencës.

Për ta thjeshtuar, pra ne kemi një Papë kaq modern që komunikon përmes facebook, instagram dhe tweeter dhe që mesazhi i tij mund të arrijë edhe tek të rinjtë që normalisht nuk shikojnë mediat tradicionale?

Mons. D.E. Vigano- Rrjetet sociale janë një mundësi shumë e dobishme, secili prej tyre është shumë I ndryshëm nga njeri tjetri por janë “botë” në të cilat njerëzit hyjnë, dalin, jetojnë, madje sot një I ri nuk përcakton një diferencë të madhe mes të qënit online dhe offline ka një lloj vazhdimësie të integruar dhe është interesante edhe duke parë komentet mbi foto apo video ekziston një lloj ndjesie sikur të jetë krijuar mundësia e një takim I shpejtë me një person që konsiderohet familjar , miqësor apo një lloj referimi për ekzistencën pavarësisht nga besimi apo nga fakti nëse dikush beson ose jo.

 

Meqënëse e kam fort për zemër kinemanë di se ju jeni duke bërë një process të gjatë thellimi me një regjisor të vlerësuar në të gjithë botën sic është gjermani Wim Wenders, si mundet kinemaja të përcjellë  mesazhin hyjnor apo edhe historinë?

 

D.V - Kinemaja është një instrument I madh fabulash dhe rrëfimi dhe nuk është kalimi I informacionit nga A-ja tek B-ja, por është më tepër një arkitekturë kuptimore që cel tek spektatori mundësi leximi për të shkuar më thellë. Unë them gjithmonë se kinemaja është një vështrim ekstrovers, pra nuk tregon vetëm atë që kornizon brenda kuadrit por udhëzon tek dicka tjetër pikërisht sic do të thoshtë floreski “që nuk bllokojnë kuadrin por që tregojnë se përtej ekziston dicka më e rëndësishme. Në këtë kuptim kinemaja është një mundësi e madh e rrëfimit përmes imazheve. duhet të kuptojmë që europa nuk jeton më në vitet 50-60 ku ndjehej atmosfera e krishterë dhe në atë epokë regjisorët e mëdhenj edhe nëse nuk ishte besimtar e jetonte atë kulturë, e tërhiqnin simbolikat kulturore të krishtera. Sot e gjithë kjo është shumë më komplekse, por kemi atë që unë e quaj kinemaja e shëmbëlltyrës. Filma të cilët nuk rrëfëjnë ndodhi shprehimisht të krishtera na cojnë drejt leximesh të jashtëzakonshme. Psh. Më vjen ndër mend një film jo shqiptar por që ka për protagoniste një vajzë shqiptare Semira, filmi u prezantuar në festivalin e Venecias në vitin 94. Before the rain është një film I shkëlqyeer sepse faktikisht vizualisht tregon paaftësinë e Onu për të ruajtur Paqen në vendet ballkanike por në të vertetë filmi kundervendos një vision të kohës ciklike dhe kronologjike me një vision të kohës kairologjike I cili shprehet me një akt dashurie, sacrifice që ndryshon rrjedhën e kohës. Në këtë kuptim kinemaja është një mundësi shumë e madhe e udhëve kontemporane për të takuar Zotin.

 

Historia e Jezusit të Nazaretit është rrëfyer në dhjetëra mënyra edhe nga regjisorë shumë të njohur por dimensioni I krishterë mund të rrëfehet edhe nga histori si ajo e Nënë Terëzës apo Papa Franceskut?

 

D.V- Patjetër, sepse janë figura të tilla kristike, figura që në fragmentin e përvojës së tyre jetojnë dicka që na drejton tek figura e Krishtit. Paradigmatico psh është një film nga Brestoli ku personazhi kryesor I sëmurë me kancer mund të hajë vetëm bukë të thatë dhe të pijë verë, simbole eukaristike. Por që prej asaj kohe sigurisht na janë rrëfyer shumë figura e nënë Tereza është një prej tyre ka shenja në mish të cilat janë plagët e Zotit Jezus. Nënë Tereza nuk na e shpjegon bamirësinë e kryen dhe ky është saktësisht mësimi ungjillor. Nuk mund të tregosh se cfarë të bësh, port ë veprosh. Papa Francesku thotë të njëjtën gjë. Mendoni se sa herë Papa në fjalën e tij insiston tek mishi, psh kur thote ; kur jep lëmoshë duhet të prekësh mishin, sepse përvoja e krishterë është përvoja e mishërimit, në trupin e gjithësecilit prej nesh që gjejmë shijen dhe përvojën e Zotit sepse ashtu sic thoshte Papa Gjon pali I dytë, Zoti nuk e shpëton njeriun nga lartësitë e qiellit por nga brenda njeriut.

 

Vizita e Papa Franceskut ne Shqiperi pati vënë në dukje historinë e martirizimit të Kishës Shqiptare, jo vetëm për ju por edhe për vetë shqiptarët me fotot e martirëve në bulevard e Tiranes. Si është jetuar kjo histori në  mjediset e Vatikanit?

 

D.V - Personalisht e konsideroj një zgjedhje të bukur,  më kujtohet se kur arritëm me Papën në bulevard mbushur me portretet e martirëve besoj se ka qënë një zgjedhje shumë interesante. Sepse nga njëra anë rrëfehet martirizimi, shenjtëria, dashuria për kombin dhe për fenë është dicka që kalon në kohë, një përvojë që kalon nga njeri tek tjetri me një dinamizëm të përvojës së krishterë, e nga ana tjetër këta njerëz janë persona në të shumtën e rasteve të panjohur për shumicën e popullit shqiptar. Atëherë shenjtëria, pasioni për kombin, vlerat, ungjillin nuk bëhet vetëm nga njerëz që janë kaq të jashtëzakonshëm sa nuk mund ti takosh, por nga njerëz të thjeshtë dhe të së përditshmes e kjo besoj se është një e vërtetë e madhe që ka kaluar sepse do të thotë që edhe të rinjtë e sotëm, të moshuarit apo prindërit në të përditshmen dhe në veprimet e vogla mund të jetojnë shenjtërinë, sigurisht sot falë Zotit jo martirizimin por edhe sikur të ishte një situatë martirizimi pikërisht ajo dashuri që ushqehet ditë pas dite do të ishte e gatshme për martirizim.

 

Mira Tuci – Ju falenderoj përzemërsisht








All the contents on this site are copyrighted ©.