2017-06-26 16:45:00

Tweet i Papës kundër torturës: t’i jepet fund e të ndihmohen viktimat


U kremtua Dita ndërkombëtare për viktimat  e torturës. Kësaj teme ia kushtoi Papa tweet-in e sotëm.

“Përsëris dënimin e vendosur kundër çdo forme të torturës – shkruan Françesku në faqen e tij të internetit ‘@pontifex’ - dhe i ftoj të gjithë të angazhohen për t’i dhënë fund si dhe për t’i ndihmuar viktimat e familjarët e tyre”.

Dita kremtohet 31 vjet pas hyrjes në fuqi të Konventës së OKB-së kundër torturës, ratifikuar nga 157 vende. Por, për fat të keq, janë akoma 140 të tjera, që nuk e kanë miratuar akoma. E pikërisht ato vende, ku vërehen  raste keqtrajtimesh për të siguruar informacione, për t’i detyruar njerëzit të rrëfejnë të parrëfyeshmen, për t’i mbyllur përgjithmonë gojët, që mund të flasin, ose si formë dënimi për qëllime nga më të ndryshmet, gjithnjë në kundërshtim të plotë me dinjitetin e njeriut. 








All the contents on this site are copyrighted ©.