2017-06-24 16:53:00

Papa notarëve: uji është burim jete, ta ndotësh është e papranueshme


Nga 23 deri më 25 qershor në Romë vijon Trofeu i 54-t Ndërkombëtar i notit Clear Settecolli, manifestimi më i rëndësishëm italian i këtij sporti kaq popullor. Në stadiumin e Notit, në Romë, notarët e kaltërt po ndeshen me notarët më të njohur botërisht. Papa i priti sot në audiencë.

 “Sfida juaj, pjesëmarrja në garë, jeta në lidhje të ngushtë me ujin - u tha Françesku notarëve të Trofeo Sette Colli  - mund të jetë edhe kontribut  për një kulturë tjetër të trajtimit të ujit. Uji është jetë, pa ujin nuk ekziston as jeta. Uji, në të cilin ju notoni, zhyteni, luani, viheni në garë – vijoi Papa – na kujton një mori vlerash: vlerën e trupit, që duhet përkujdesur, por jo adhuruar; nevojën për jetë fizike, por edhe shpirtërore; kërkimin e kuptimit të sportit që praktikoni, por edhe forcën e guximin për t’i bërë ballë lodhjes; vizionin e qartë të cakut që synoni të arrini në jetë, por edhe të mënyrës si mund të arrihet. Na kujton edhe vlerën e vërtetësisë, që do të thotë transparencë, kthjelltësi, pastërti shpirtërore. Në kontakt me ujin, ju sigurisht nuk mund të pajtoheni kurrë me gjithçka që ndot, në sport e në jetë. Sporti juaj – vijoi Papa - ushtrohet në ujë, por nuk është “i ujtë”, është tejet i fortë, kërkon impenjim të vazhdueshëm e forcë shpirtërore, gjë që vlen shumë në një shoqëri “të lëngët”, domethënë, pa pika të forta referimi".








All the contents on this site are copyrighted ©.