2017-06-21 12:33:00

Papa bën thirrje të re për emigrantët, në përkim me fushatën “Isha i huaj”


Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatit, të cilën bashkësia ndërkombëtare e kremtoi dje, të hënën e kaluar Papa takoi një përfaqësi refugjatësh, të mikpritur në famullitë dhe institutet rregulltare romake. Dëshiroj ta shfrytëzoj rastin e ditës së djeshme - nënvizoi Papa në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme - që të shpreh vlerësimin tim për fushatën  lidhur me ligjin e ri mbi emigracionin. Por, t’i dëgjojmë fjalët e Papës:

“Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatit, të cilën bashkësia ndërkombëtare e kremtoi dje, të hënën e kaluar shpreha dëshirën të takoj një përfaqësi refugjatësh të mikpritur nga famullitë dhe institutet rregulltare romake.  Dëshiroj ta shfrytëzoj rastin e ditës së djeshme që të shpreh vlerësimin tim të sinqertë  për fushatën  lidhur me ligjin e ri mbi emigracionin: ‘Isha i huaj – Njerëzimi që bën mirë’, e cila gëzon mbështetjen zyrtare të Karitasit Italian, Fondacionit Migrantes dhe të organizatave të tjera katolike”.








All the contents on this site are copyrighted ©.