2017-06-20 13:36:00

Papa: ngushëllimet për kardinalin Dias, ‘bari i urtë dhe i përzemërt’


Ndërroi jetë dje në moshën 81 vjeç në Romë kardinali Ivan Dias, prefekt nderi i Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Ungjillëzimin e popujve, detyrë e mision që u parapri nga puna e gjatë diplomatike në shërbim të Selisë apostolike. Papa Françesku, në një telegram ngushëllimi, e kujton këtë bari të “urtë e të përzemërt”, si dhe kontributin e tij për rindërtimin material e shpirtëror të Kishës martire në Shqipëri, menjëherë pas rënies së diktaturës komuniste, dhe udhëheqjen e Kongregatës për Ungjillëzimin e popujve. Mesha e dritës e riti i salikimeve do të kremtohen nesër pasdite në ora 15.00 nga dekatin i Kolegjit kardinalor, hirësia e tij Angelo Sodano e në përfundim Papa Françesku do të kryesojë ritin Ultima Commendatio e të Valedictio.

Papa Françesku, “thellësisht i prekur nga lajmi i vdekjes” së kardinalit indian Ivan Dias, në moshën kujton vitet e tij të “shërbimit besnik në Selinë apostolike, në mënyrë të veçantë kontributin për rindërtimin fizik e shpirtëror të Kishës në Shqipëri dhe zellin misionar që ka treguar në punën e tij si prefekt i Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Ungjillëzimin e popujve”. Kështu shkruan Papa Bergoglio në një telegram të firmosur personalisht e dërguar vëllait të të ndjerit, Francis Dias.

Papa Françesku bashkohet në lutje me të gjithë ata që janë në zi për humbjen e kardinalin, e “shpirtin e këtij bariu të urtë e të përzemërt ia  beson dashurisë së mëshirshme të Zotit”.

Papa Françesku do të bashkohet nesër pasdite në pjesën e fundit të Meshës së dritës e të ritit të salikimit të kardinalit Ivan Dias, që do të kremtohet në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.