2017-06-19 14:50:00

Kryeipeshkvi anglikan Welby: sulmi në xhami, “krim kundër Zotit e kundër njerëzimit”


Fjalë të ashpra dënimi për sulmin e natës së djeshme në një xhami të Londrës, pati edhe kryeipeshkvi anglikan i Kanterbërit, Justin Welby, kreu i Kishës Anglikane.

“Liria e kultit – shkruan Welby në një komunikatë – është e drejtë, për të cilën shqetësohemi si komb. E kemi fituar me kosto të mëdha njerëzore, pas shumë vjetësh. Sulmi i frikshëm kundër myslimanëve të Finsbury Park është sulm kundër ne të gjithëve e kundër kulturës e vlerave të vendit tonë… Dhuna shkakton vetëm më tepër dhunë e u shërben interesave të atyre, që duan të terrorizojnë të tjerët. Ky veprim mizor dhe i shfrenuar nuk sjell asnjë të mirë e nuk mund të justifikohet apo të falet. Siç kemi thënë në sulmet e mëparshme, edhe ky është krim kundër Zotit e kundër njerëzimit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.