2017-06-14 14:51:00

Papa Françesku: para audiencës shkoi t’i përshëndesë të sëmurët në Sallën Pali VI


Pjesa parë e Audiencës së pergjithshme pvr Papën Françesku qe takimi me të sëmurët në Sallën Pali VI. E do të vijojnë të takohen këtu, për t’i shpëtuar vapës së verës, duke e ndjekur, pas takimit me Atin e Shenjtë, nga sheshi i Vatikanit audiencën përmes ekraneve të mëdhenj, vendosur në sallë: 

Jeni këtu – u kujtoi Papa  Bergoglio - sepse në Shesh ndjehet më shumë vapa. Eshtë si të bësh banjo turke, duke u larë në djersë. Po jemi bashkë. Kalova për t’ju përshëndetur, e pastaj mund ta ndiqni audiencën në ekranet e sallës".

Kështu u shpreh  Papa Françesku që, rreth orës 09.00, u ndalua disa çaste me të sëmurët e edhe u lut së bashku me ta. Jemi në dy vende – vijoi t’u kujtojë Papa Françesku të sëmurëve - po jemi bashkë. E ju do të jeni më rehat këtu, sepse edhe Kisha vetë është kështu: një grup këtu, një tjetër atje, por të gjithë të bashkuar:

“E kush e bashkon Kishën? - pyeti Françesku - Shpirti Shenjt. Të lutemi  që të na mbajë të gjithë të bashkuar sot, në këtë audiencë. E edhe të vijojmë,  të lidhur bashkë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.