Papa Françesku u kushtoi një mendim të posaçëm familjarëve të ushtarakëve të vdekur në misionet e paqes:
“Jam pranë jush me dashuri, me ngushëllim e inkurajim” – u shpreh Françesku gjatë përshëndetjeve drejtuar besimtarëve të gjuhës italiane, mbledhur rreth tij në Sheshin e Shën Pjetrit, me rastin e audiencës së përgjithshme. Kujtoi, më pas, edhe se dje ishte festa e Shëna Ndout të Padovës, “predikatarit të pashoq e pajtorit të njerëzve të varfër e të vuajtur, të cilëve u shpërndau ditë për ditë atë, që mbeti në historinë e bamirësisë së Kishës, me emrin “Buka e Shëna Ndout”.
Figura e Shenjtit Mrekullibërës ishte filli i artë, që lidhi përshëndetjet drejtuar të rinjve, të sëmurëve e të sapomartuarve. Në përshëndetjen e përzemërt drejtuar të rinjve, Papa i ftoi të ecin në gjurmët e Shenjtit të Mrekullive, duke jetuar sipas shembullit të jetës së tij të krishterë;
të sëmurët, pastaj, i ftoi të mos lodhen kurrë duke ia kërkuar Hyjit shëndetin e gjithçka tjetër, që kanë nevojë, me ndërmjetësimin e Shëna Ndout;
së fundi, përshëndetja drejtuar çifteve të reja, me ftesën për të hyrë në garë në bankat e shkollës së Shenjtit, për njohjen sa më të thellë të Fjalës së Zotit.
All the contents on this site are copyrighted ©. |