2017-06-13 17:42:00

Vatikan: më 15 qershor debati ndërkombëtar mbi korrupsionin ndërmjet të krishterëve e jo të krishterëve


Të enjten më 15 qershor 2017 Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor, udhëhequr nga kardinali Peter Turkson, organizon, në bashkëpunim me Akademinë Papnore të shkencave sociale, një “Debat ndërkombëtar mbi korrupsionin”, që do të mbahet në Vatikan, pranë shtëpizës Piu IV, nga ora 9.30 deri në ora 19.00.

Bëhet fjalë për mbledhjen e parë të një grupi ndërkombëtarë që ka si qëllim për të ofruar  një reflektim mbi një problematikë, siç është korrupsioni, me përmasa globale, duke analizuar edhe lidhjen e korrupsionit me krimin e organizuar dhe me mafie-t. Grupi mbledhë të krishterë e jo të krishterë, personalitete kishtare e institucionale, gjykatës, përfaqësues të policive, eksponent të lëvizjeve e organizatave, viktima të krimit, gazetarë e intelektual. Në takim do të marrin pjesë edhe disa ambasadorë të akredituar pranë Selisë së Shenjtë. Dita do të mbyllet me një vizitë në Kapelën Sikstina e në Dhomat e Signaturës Apostolike, për të nxjerr në pah, përmes bukurisë së thesarit artistik, rëndësinë e misionit edukativ për promovimin e drejtësisë dhe kundër korrupsionit.








All the contents on this site are copyrighted ©.