2017-06-12 15:01:00

Takimi XX i Papës me K9


Papa që sot deri të merkurën do të marrë pjesë në K9 për reformën: është sesioni XX i organizmit, që do të shkruajë kushtetutën e re.

Filloi sot paradite takimi XX i Këshillit të nëntë kardinajve (K9), me Papën. Punimet e Këshillit të të Nëntëve, që nisën nga viti 2013, do të vijojnë deri të mërkurën, 14 qershor 2017. Këshilli po harton një projekt reforme  të “Pastor bonus”, kushtetutës së 1988-tës, me të cilën Gjon Pali II reformoi Kurien e po përgatit bocën e një kushtetute të re, që do ta zëvendësojë atë vojtiliane.

Në K9 bëjnë pjesë kardinajtë Oscar Rodriguez Maradiaga (Honduras); Francisco Javier Errazuriz (Kili), Sean Patrick O'Malley (SHBA), Reinhard Marx (Gjermani), Laurent Monsengwo (Republika Demokratike e Kongos); Oswald Gracias (India); George Pell (Australia); Giuseppe Bertello (Itali), e sekretari i Shtetit, Pietro Parolin. Sekretar i  K9 është ipeshkvi italian Marcello Semeraro.








All the contents on this site are copyrighted ©.