2017-06-08 14:08:00

Plenaria e Dialogut Ndërfetar. Kardinali Tauran: gruaja, edukatore e vëllazërimit


“Roli i gruas në edukimin me vëllazërimin universal”.- kjo, tema e Asamblesë Plenare të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, që u hap dje, në Vatikan e do të përfundojë nesër. Në përfundim të punimeve, pjesëmarrësit do të takohen me Papën. Po cilat janë problemet kryesore, që po trajtohen gjatë Plenares? Pyetëm kardinalin Jean-Louis Tauran, kryetar i të njëjtit dikaster:

Gratë kanë të njëjtin dinjitet me burrat e sidomos ne, si të krishterë, e dimë se jemi gjymtyrë të një korpi të vetëm, kryet e të cilit  është Krishti, e prej këndej lind edhe barazia. Përballë Zotit, siç na e kujton Shën Pali, nuk ka as skllevër e as të lirë: të gjithë janë gjymtyrë të Krishtit.

 Sipas jush, a është përvetësuar plotësisht nga shoqëria ky mesazh?

Jo. Posaçërisht me krizën e familjes. Duhet menduar, për shembull, se kumtimin e parë të Pashkëve Jezusi ua besoi pikërisht grave, që janë misionaret e para.

Kjo Plenare dëshiron të nënvizojë rolin e gruas në edukimin e vëllazërimit. Gruaja, ndoshta edhe sepse nënë, në një farë mënyre është kanal i përshtatshëm për këtë…

 Po, për këtë dhembshuri… Papa e kujton shpesh këtë. Gruaja, në vetvete, duke qenë edhe nënë, di të dojë në mënyrë të veçantë, di të dëgjojë, të mjekojë, të interesohet për gjithçka, e ky është mesazh universal.








All the contents on this site are copyrighted ©.