2017-06-08 14:04:00

Papa Françesku pret në audiencë ipeshkvijtë e Venezuelës


Papa Françesku priti sot paradite, në Vatikan, anëtarët e kryesisë së Konferencës ipeshkvnore të Venezuelës. Takim, në çastin e një krize të rëndë humanitare, politike dhe ekonomike në vendin latinoamerikan. Në protestat e shpërthyera në fillim të prillit kundër presidentit Nicolas Maduro, humbën jetën 65 vetë. Viktima e fundit, e djeshmja, është një 17 vjeçar, i vrarë në Karakas, në manifestimet e shpërthyera pasi Këshilli kombëtar elektoral caktoi datën 30 korrik për zgjedhjet e Asamblesë kushtetuese, me synin që të ndryshojë ekulibrin e forcave në parlament.

“Ne duam të takojmë Papën, që ka treguar shumë interes, shumë shqetësim, shumë dashuri për Venezuelën, në këtë situatë të vështirë, kur Kisha është tepër e tronditur për gjendjen, që keqësohet nga dita në ditë”, pohuan ipeshkvijtë në prag të bisedës së sotme me Papën, për një vend ku ka vrasje të përditshme, mungesë ushqimesh e, sidomos, lirie.

Në një situatë të tillë, lajmet televizive mbi krizën e përditshme, gjithnjë më tragjike, zëvendësohen me telenovela… Ndërsa qeveria synon ta kapërcejë situatën, duke propozuar një Kushtetutë të re, e cila nuk është aspak e nevojshme në këtë çast të vështirë për vendin. E nevojshme është të mbrohen të drejtat e sanksionuara me Kushtetutë e jo të ndërrohet kushtetuta. Për këto probleme biseduan sot ipeshkvijtë, tepër të shqetësuar për vendin, me Papën. 








All the contents on this site are copyrighted ©.