2017-06-08 11:04:00

Imzot Jurkoviç: solidariteti ndërkombëtar, baza e së mirës së përbashkët


Për promovimin dhe mbrojtjen e së mirës së përbashkët, duhet njohur roli i solidariteit ndërkombëtar. Këtë pohoi këto ditë kryeipeshkvi Ivan Jurkoviç, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të Gjenevës, duke folur në sesionin e 35-të të Këshillit për të drejtat njerëzore dhe solidaritetin ndërkombëtar.

Solidariteti është përgjigjja, që duhet t’u jepet sfidave aktuale - nënvizoi - Vetëm vëllazërimi mund t’i kundërvihet me sukses kulturës së hedhurinës. Prelati e quajti solidaritetin një nga vlerat më të spikatura morale dhe kujtoi, me kënaqësi, se bashkësia ndërkombëtare zgjodhi pikërisht këtë vlerë, në vend të egoizmit. E kjo, sepse solidariteti është në qendër të vëmendjes në agjendën 2030 të kësaj bashkësie. Prelati kërkoi, në vijim, soldaritet me të përjashtuarit e sotëm, solidaritet me të varfërit e nesërm e solidaritet me breznitë e ardhshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.