Urata e nji mkatnorit Zemers t’Jezu Krishtit
Zemers t’Jezu Krishtit
O Krisht, pash Zemren tande,
Krqyrmi nevojët e mia:
Nji mrekulli, deh, bane,
Zemren ma ndërro kryekëput!
O Krisht, pash Zemren tande,
Ma shkoq menden këso bote,
M’u kapun mos premto,
N’ punë boshe e krejt kote.
O Krisht, pash Zemren tande,
Madhshtinë me ma largue,
Dishirat t’mbrapshta s’prane,
N’ket muzg tue më trazue.
Mos m’len me m’mujtë flligshtia,
O Krisht, pash Zemren tande,
Ban të jem gjithmonë i dlirë
N’ket punë, si Ty ta kande.
O Krisht, pash Zemren tande,
Dembel ban mos të jem ma,
Ky ves asht kah më përkulë,
Si krande asht tue më tha.
O Krisht pash Zemren tande,
Ma fal dritën në sy,
Punët boshe nuk më lane,
Der tash me u kapë me Ty.
Ndër t’ gjitha punët e mia
Gjithmonë ta kënaqsha Zemren,
Ti tash m’kjosh rahatia
E gëzim mandej në qiell!
Marrë nga oficja “Rrugha e Scelbimit”, fq 137-138, Scoder 1898. Me sctamp t’Kolegs Papnore; përshtatë në gjuhën e sotme, duke ruajtur dialektin gegë.
All the contents on this site are copyrighted ©. |