2017-06-07 14:23:00

Kuriozitet: Papës i zgjidhet njëra nga lidhëzat e këpucëve në Sheshin e Shën Pjetrit


A keni parë ndonjë Papë, që ulet, mes turmës, për të lidhur lidhëzën e zgjidhur të këpucës? Këtë panë sot shtegtarët e panumërt,  mbledhur për audiencën e përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit. Pas rrotullimit me xhip rreth Sheshit, Papa pa se i qe zgjidhur njëra lidhëz. U ul qetë-qetë dhe e lidhi, ndërsa mbi të ishin ngulur qindra sy. Nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme të lidhësh një lidhëz këpuce! Aq më shumë sot, kur të rinjve u pëlqen të ecin me lidhëzat që u hiqen zvarrë nëpër këmbë. Gjë që, çuditërisht, nuk çudit askënd. Po kur shikon Papën, që vepron me këtë thjeshtësi çarmatosëse, nuk mund të mos çuditesh, sigurisht!








All the contents on this site are copyrighted ©.