2017-06-07 13:50:00

Iran. Isis sulmon Teheranin. Bomba e të shtëna në Parlament


Sulmohet Irani. Tri kamikaze në veprim, në Teheran. Një terrorist hidhet në erë para Parlamentit, ku ishte ngujuar vetë i tretë. Sipas burimeve lokale, dy atentatorët e tjerë u hodhën në erë në mauzoleun kushtuar Ajatollah Ruhollah Khomeinit, në zonën jugore të qytetit. Të shtëna e ndeshje me forcat e rendit në të dy zonat.

Dy komanda prej tre-katër terroristësh hynë pothuajse njëherësh në aksion në mauzoleun Khomeini. Dy prej tyre u hodhën në erë, pasi hapën zjarr kundër njerëzve që ndodheshin aty. Një tjetër mbyti veten, duke gëlltitur kapsulën e cianurit. Në përfundim, të gjithë terroristët mbetën të vrarë.

Ndërmjet civilëve, duhet të jetë të paktën një i vrarë, një kopshtar. Njëkohësisht në Parlament, anëtarët e grupit, që hynë nga porta kryesore, të veshur si gra, me chador, nisën të shtien me kallashnikovë e pistoleta kundër rojeve të sigurisë, parlamentarëve e vizituesve. Njëri nga terroristët  u hodh në erë  duke përdorur brezin shpërthyes, me të cilin qe i pajisur.

Bilanci, krejt i përkohshëm, flet për dhjetë të vdekur e tridhjetë të plagosur.








All the contents on this site are copyrighted ©.