2017-06-04 16:04:00

Sulmet në Londër. Papa: Shpirti Shenjt i dhashtë paqen botës


Gjatë kremtimit të Mbretëreshës Qiellore, pas Meshës së Rrëshajëve, Papa Françesku kërkoi lutje për viktimat e atentatit terrorist, që ndodhi dje në Londër. T’i dëgjojmë fjalët e Françeskut:

“Shpirti Shenjt i dhashtë paqen mbarë botës; i shëroftë plagët e luftës e të terrorizmit, që edhe mbrëmë, në Londër, goditi civilët e pafajshëm: të lutemi për viktimat dhe familjarët”.

Të nesërmen e akteve të reja terroriste, që goditën Mbretërinë e Bashkuar, Papa shpreh pjesëmarrjen e tij dhe shpresën për një botë, ku të mbretërojë paqja. Edhe bashkësia ndërkombëtare i dënoi njëzëri këto akte të pakuptimta e të kota dhune. Ishin dy, sulmet e mbrëmshme mbi kryeqytetin britanik: në London Bridge një pulmin u lëshua me shpejtësi mbi këmbësorët. Nga mjeti dolën tre agresorë, që nisën t’i therin me thika kalimtarët. I njëjti grup vuri në shënjestër zonën Borough Market. Tre terroristët, që mbanin rripa të rremë shpërthyes, u vranë, më pas, nga forcat e rendit.

Ndërkaq Skotland Yard jep bilancin e ri të viktimave: 7 të vdekur e 48 të plagosur.








All the contents on this site are copyrighted ©.