Zgjati 22 minuta, biseda private e Papës me anëtarin kroat të presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Dragan Çoviç, në praninë e një përkthyesi. Më pas, takimi me grupin shoqërues, prej gjashtë vetësh. Në çastin e shkëmbimit të dhuratave, presidenti i dhuroi Papës një dorëshkrim të shekullit XIV, me subjekt fetar, Papa, medaljen e ullirit të paqes dhe tre dokumentet e tij magjisteriale: “Evangelii gaudium”, “Amoris laetitia” dhe “Laudato sii”. Ndërsa njëri nga anëtarët e grupit shoqërues, i dorëzoi Françeskut një bluzë lojtarësh futbolli, me numrin 10 e mbishkrimin “Bergoglio”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |