2017-05-31 14:45:00

Dhimbja e Papës: akt brutal dhune në Kabul. Rreth 90 viktima


Në Kabul, një “sulm i tmerrshëm”. Papa Françesku denoncon me forcë atentatin terrorist të paradites së sotme në Kabul. Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Ati i Shenjtë u shpreh ngushëllimet të gjithë atyre që janë prekur nga “ky akt brutal dhune”, i cili ka shkaktuar rreth 90 të vdekur e 380 të plagosur. Papa siguron se do të lutet për popullin afgan e për paqen në këtë vend, që në vitin e fundit ka pësuar një atentat pas tjetrit.

Sipas televizionit 1TV, që citon ministrin e shëndetësisë së Afganistanit, sulmi me një kamion bombë në zonën diplomatike të Kabulit është marrë përsipër nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, Isis. E gjithë bota dënon aktin dhe shpreh solidaritetin me afganët.








All the contents on this site are copyrighted ©.