2017-05-30 00:00:00

Shqipëri: Universiteti vlerëson atë Imperatorin për kontributin në dialogun ndërfetar


Më 25 majin e kaluar, atë Mario Imperatori, rregulltar jezuit, në kuadrin e një ceremonie për ndarjen e çmimeve, organizuar nga Universiteti Bedër (Hëna e plotë) i Tiranës, u vlerësua me një çmim nga ana e Departamentit të Shkencave Islamike.

Motivacioni i çmimit, me të cilin Universiteti e vlerësoi atin jezuit, është:

“Për kontributin domethënës dhënë në fushën e dialogut, të bashkëjetesës dhe të harmonisë ndërfetare në Shqipëri e, në mënyrë të veçantë, për nismën e bashkëpunimit në fushën akademike ndërmjet tri Shkollave Teologjike: islamike, katolike e ortodokse”.

Duke falënderuar në emër të Institutit, të Shoqërisë së Jezuitëve dhe të Kishës, atë Imperatori kujtoi sfidën që përfaqëson për të gjithë gjaku i derdhur nga të krishterët e myslimanët, të bashkuar si viktima të përdorimit kriminal e blasfem gjeopolitik të Emrit të Shenjtë të Zotit.

Me kontributin e tij të çmuar në fushën e dialogut, atë Imperatori ecën në gjurmët e Martirit të Lum, jezuitit atë Gjon Fausti, që njihet si pionier i dialogut  ndërmjet katolikëve dhe myslimanëve në Shqipëri.








All the contents on this site are copyrighted ©.