2017-05-30 13:18:00

Kisha katolike e Kosovës përfundon devocionin e majit te Zoja e Bekuar në Letnicë


Kisha katolike e Kosovës përfundon devocionin e muajit maj në shenjtëroren e Zojës së Bekuar në Letnicë. Me këtë rast, të shtunën e kaluar, besimtarëve katolikë të Kosovës iu bashkua edhe Delegati Apostolik për Kosovë, Nunci Apostolik Imzot Juliusz Janusz, i cili deshi të kremtonte 50-vjetorin e meshtarisë së tij, pikërisht në këtë vend të shenjtë, ku e ndjeu thirrjen e Zotit shqiptarja madhe, Shën Nënë Tereza Ganxhe Bojaxhiu. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt..

Kremtimi te Zoja e Bekuar në Letnice i 50 vjetorit meshtarak te Delegatit Apostolik për Kosove, Imzot Juliusz Janusz

Me shtegtimin tradicional te besimtareve nga te gjitha famullite kishtare të vendit, Kisha Katolike e Kosovës, te shtunën permbylli muajin Marian, muajin e  Zojes se Bekuar ne Shenjtoren e Letnices se Vitise, Malesia e Karadakut. Shenjtore kjo, ku Nane Tereza, e Shenjta e Kombit, Shen Tereza e botes, e mori ‘thirrjen e pare’ per t,ia kushtuar teresisht jeten Krishtit, ne sherbim te sakrifices, dashurise e paqes njerezore ne toke. 

Por, kjo dite e madhe mariane ishte me e vecante se viteve tjera, per faktin se Delegati Apostolik per Kosove, Imzot Juliusz Janusz,  kishte ardhur pikerisht ne Kosove, perkatesisht ne Letnice per ta kremtuar 50 vjetorin e shugurimit te tij meshtarak. Gezimit te kesaj ngjarjeje jubilare, iu bashkuan qindra besimtare,  shume rregulltare e rregulltare e njerez vullnetmire. Meshen solemne e celebroi vete shkelqesia e tij, Imzot Juliusz Janusz  ne bashkemeshim me Imzot Dode Gjergjin, Imzot Lush Gjergjin dhe pothuajse te gjithe meshtaret e Kosoves. Meshen e percoilli kori i kishes se Binces.

“Vije me gezim te madh te pershendes Zojen e Bekuar  ne Letnice, per ta nderuar, lutur dhe kerkuar ndermjetesine e saj. Si i derguar nga Papa Francesku, delegat apostolik ne Kosove,  kam privilegjin qe te jem bashke me te gjithe juve sot, sepse dua ta takoj sa me shpejte Zojen Mari, sa me shpejte per jeten time, sepse ajo si mbreteresha e Apostrujve eshte afer meje per 50 vjet, qe nga shugurimi im me 19 mars 1967 ne qytetin e Krakoves  nga Karol Vojtila, perkatesisht Gjon Pali Dyte, tash Shenjte”, keshtu tha fillimisht delegati apostolik, Imzot Juliusz Janusz, duke vleresuar se vecoria shpirterore mariane eshte t,ju tregojme e ndricojme rrugen njerezve qe mos ta humbin drejtimin e sakte te jetes.

Kete ndricim e ka perjetuar Nana Tereze mu ketu ne kete shenjtore tha ai, duke cituar rrefimin e saj qe na zbulon: “Isha te kembet e Zojes Bkuar ne Letnice, nje shenjtore afer Shkupit dhe degjova thirrjen hyjnore. Me kujtohet mire, kjo ndodhi ne naten e Festes se Zojes se Madhe, lutesha dhe kendoja lot e gezim te brendshem kur e degjova zerin e Zotit qe me shponte dhe isha teresisht e tija duke i kushtuar jeten dhe sherbimin permes te afermit”mbyllet citati. Jo te gjithe tha delegati e ndjekin kete ze, thirrjen e Zotit me vendosmeri si Nana Tereze, jo te gjithe mund te jene te shenjte si ajo dhe si Papa Gjon Pali Dyte.

Sipas delegatit,  Imzot Juliusz Janusz, Letnica eshte nje vend i shenjteruar nga virgjera Mari dhe nga martiret e Karadakut qe kane pesuar perndjekje te tmrreshme nga okupatoret turq. Ata ishin perkulur, tha ai,  para Zojes ne Letnice dhe ishin betuar “te vdesim po, te tradhtojme jo”. Nga numri i vogel i te mbijetuarve,  e te kthyerve, sot pasardhesit e tyre jane me shume se 10 mije katolike qe jetojne ne keto hapesira apo gjetiu e jane burim i thirrjeve per kishen ne Kosove. Siq me ka njoftuar ipeshkvi juaj Imzot Dode Gjergji tash jane afro 40 meshtare nga keto troje dhe shume rregulltare e rregulltare te kushtuar Zotit dhe Virgjeres Mari. Dhe keto hire qe iu dhuron bijve dhe bijave, ajo kujdeset per kete kishe, cilesia e se ciles eshte besnikeria dhe dashuria.

Prandaj jemi te lumtur, tha Imzot Juliusz Janusz, qe Kisha Katolike ne Kosove nuk ka nevoje per misionare, ajo aq me shume perkujdeset e siguron veprimtare edhe ne Diaspore, Shqiperi, Mal te Zi e Maqedoni. Per kete duhet ta falenderojme Zotin per te gjithe te kushtuarit e tij qe me shekuj kane ardhur ketu duke e rrezikuar edhe jeten e tyre, vetem e vetem, per ta perhapur lajmin e gezueshem, Ungjillin.

Andaj, ta lusim Zojen e Bekuar  te Letnices per meshtaret tuaj dhe ipeshkvin, ne menyre qe, perkushtimi i tyre te zhvillohet sipas planit te zemres se meshirshme te jetes, sepse pa sherbim meshtarak nuk ka as Kishe Katolike te Krishtit. Me kete porosi, e perfundoi predikimin e tij, delegati apostolik per Kosove,  Imzot Juliusz Janusz, i cili edhe te dielen e celebroi Meshen ne Kishen Katedrale “Nene Tereza” ne Prishtine.








All the contents on this site are copyrighted ©.