2017-05-26 15:26:00

Ju kumtojmë Lajmin e Mirë! Ta njohim Ungjillin e Lukës me dom Marjan Palokën n. 52


Në rubrikën radiofonike të dielës ‘Ju kumtojmë Lajmin e Mirë’, me dom Marjan Palokën lexojmë Ungjillin e Lukës (n. 52). Kësaj radhe, me dom Marjan Palokën përshkojmë e komentojmë kreun 14,15-24- të Ungjillit të Lukës, ku kemi shëmbëlltyrën e darkës së madhe, simbol i grishjes që Hyji u bën njerëzve që të hyjnë në Mbretërinë e Qiellit. Ata që nuk pranojnë e arsyetohen, paraqesin izraelitët.

Në gosti vijnë prej dy shtresave: mëkatarët dhe ata “pranë gardheve” – paganët. Porosia e këtij fragmenti është se misionari e ka për detyrë të bëjë çmosin për t’i përfituar njerëzit për Mbretërinë e Hyjit. Po më hollësisht të ndjekim komentin e dom Marjan Palokës, në studio të Radio Vatikanit, ta dëgjojmë së bashku...








All the contents on this site are copyrighted ©.