2017-05-25 11:33:00

Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë te Papa për vizitën ad Limina


Në pragun e vizitës ‘Ad Limina Apostolorum’ të ipeshkvijve të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë në Vatikan, te Papa Françesku dhe dikasteret e Selisë së Shenjtë, që zhvillohet nga dita e nesërme, më 26 maj e deri më 2 qershor.

Është fjala për vizitën e tretë ‘Ad Limina Apostolorum’, që ipeshkvijtë e Kishës katolike të Shqipërisë bëjnë në Vatikan, pas rënies së diktaturës komuniste në vitet 1990, këndej që nga përfundimi i persekutimit dhe rifillimi i lirisë e demokracisë, këndej edhe i lirisë së besimit e kultit.

Dy sfidat kryesore që Kisha katolike në Shqipëri ka sot: luftimin e padrejtësisë, këndej mbrojtjen e jetës dhe të dinjitetit të njeriut, e ungjillëzimin e besimtarëve, do të thotë dëshmimin e vlerave ungjillore në jetën e përditshme. Kështu pohon kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Gjergj Frendo.

Po më tepër mbi domethënien e kësaj vizite të ipeshkvijve të Kishës katolike shqiptare te Papa dhe dikasteret e Selisë së Shenjtë, në mikrofonin e Radio Vatikanit, të dëgjojmë Sekretarin e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë e kryeipeshkvin e Tiranë-Durrësit, imzot Gjergj Frendo...








All the contents on this site are copyrighted ©.