2017-05-25 13:49:00

Filipine: presidenti Duterte imponon ligjin e luftës në Mindanao


Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, vendosi ligjin e luftës në ishullin e Mindanaos, pas kryengritjes së armatosur të grupit fundamentalist “Maute”, degë lokale e të ashtuquajturit Shtet Islamik, Isis. Milicët integralistë sulmuan një kishë dhe morën peng një meshtar të qytetit Marawi. Vetë presidenti Duterte njoftoi se xhihadistët i kanë prerë kokën kreut të policisë në Malabang.

         Gjatë muajve të kaluar ka pasur probleme edhe në anë të tjera të Mindanaos, si me këtë grup, po ashtu edhe me grupin tjetër fundamentalist, Abu Sayyaf. Është gjendje, që vijon prej 40-50 vjetësh. Herë pas herë shpërthejnë konflikte e ndeshje të armatosura. Tashmë, është situatë lufte. 








All the contents on this site are copyrighted ©.