2017-05-22 11:50:00

Papa Françesku pret presidentin e Irlandës. Ndër temat, mbrojtja e ambientit


Papa Françesku priti në audiencë presidentin e Irlandës, Michael Daniel Higgins. Një takim i shkurtër, rreth 15 minuta, gjatë të cilit u fol edhe për ambientin. Presidenti Higgins i dhuroi Atit të Shenjtë Bergoglio një këmbanë të vogël, realizuar nga një artist irlandez, që përfaqëson thirrjen e gjithë bashkësisë njerëzore për mbrojtjen e tokës. Nga ana e tij, Papa i dhuroi një medaljon dhe tre dokumentet papnore, “Evangelii Gaudium”, “Laudato si’” dhe “Amoris Laetitia”.








All the contents on this site are copyrighted ©.