Në Beograd fryn era e ekumenizmit. Në katedralen e Shën Savës, më 19 maj, u mbajt një takim ndërmjet klerit katolik e atij ortodoks. Meshtarët katolikë ndodheshin në kryeqytetin serb për një kurs formimi, organizuar nga kryedioqeza dhe mbajtur nga ipeshkvi kroat i Pozegës, imzot Antun Škvorćević. U ftuan për një vizitë në katedralen e Shën Savës nga peshkopi ortodoks Arsenij, vikar i Patriarkut serb Irinej.
Të kryesuar nga kryeipeshkvi i Beogradit, imzot Stanislav Hocevar, ipeshkvijtë dhe meshtarët katolikë u pritën me bujari dhe etnuziazëm nga priftërinjtë dhe diakonët ortodoksë. Pas një vizite në katedrale dhe në kriptë, kleri katolik e ai ortodoks ndenjën pak së bashku vëllazërisht. Ishte takimi i parë i klerit të kryedioqezës së Beogradit me priftërinjtë dhe peshkopët e Kishës ortodokse serbe në katedralen e Shën Savës, në Beograd.
All the contents on this site are copyrighted ©. |