2017-05-22 13:37:00

Imzot Dal Cin është kryeipeshkvi i ri i Loretos


Papa Françesku emëroi kryipeshkëv të ri prelat të Loretos e delegat papnor për Shenjtëroren lauretane, si dhe delegat papnor për bazilikën e Shëna Ndout të Padovës, Imzot Fabio Dal Cin. 52 vjeç, i dioqezës së Vittorio Veneto, deri tani ishte zyrtar i Kongregatës për Ipeshkvijtë. Zë vendin e imzot Giovanni Tonucci-t, që largohet nga detyra, mbasi ka arritur moshën e pensionit. I lindur 23 janar 1965, i shuguruar meshtar më 7 dhjetor 1990, pasi përfundoi studimet, kreu shumë detyra të rëndësishme në shërbim të Kishës. Nga viti 2017 është zyrtar i Kongregatës për Ipeshkvijtë. Nga viti 2012, kapelan i Shenjtërisë së Tij e edhe asistent shpirtëror pranë Shenjtërores Zoja e Lisit, në Romë.








All the contents on this site are copyrighted ©.