2017-05-20 13:00:00

Papa takon pjesëmarrësit e Takimit, organizuar nga “Centesimus Annus”


Sot në mesditë, Papa Françesku takoi anëtarët e Takimit të organizuar nga Fondacioni “Centesimus Annus-Pro Pontifice”. Rreth 250 vetë u mblodhën këto ditë në Romë, në konferencën ndërkombëtare me temë “Alternativa konstruktive në një fazë pështjellimesh globale”. Të enjten, në Pallatin e Kancelarisë, në Romë, Fondacioni i dha Çmimin “Ekonomia e shoqëria” profesorit gjerman Markus Vogt, i cili jep lëndën e Etikës Shoqërore në Universitetin e Mynihut dhe është autori i librit “Parimi i qëndrueshmërisë: studim nga perspektiva teologjiko-etike”. Në të shqyrtohen lidhjet ndërmjet tri përmasave të ndërvarura e thelbësore të jetës njerëzore: ekonomia, ekologjia dhe përmasa shoqërore.

Çmime morën edhe dy punime gazetarie. Iu dhanë: atë Dominique Grenier, autor i blogut “Doktrina shoqërore në teh”, publikuar në faqen e internetit të gazetës franceze “La Croix”, si edhe gazetarit gjerman Burkhard Schafers, autor i një programi radiofonik, kushtuar figurës së Osëald von Nell-Breuning, njërit prej protagonistëve të Doktrinës shoqërore të Kishës së ‘900-ës.








All the contents on this site are copyrighted ©.