2017-05-13 16:44:00

I LUMI AT SERAFIN KODA ofm


I lumi Át Serafin Koda, lindi në Janjevë të Kosovës më 25.04.1893. U shugurua meshtar më 30.06.1915. Qe famullitar në Rajë-Mertur, Bizë, Shalë, Prekal, Bushkash, Dushman, Vukël e Lezhë. Ishte Definitor dhe Ekonom Provincial. U dallua në të thjeshtësia, përvujtëria dhe varfëria e Shën Françeskut të Asizit. Sa qe famullitar organizoi shumë mirë bashkësinë famullitare. Pati nji devocion të veçantë për Eukarestinë, Mundimet e Krishtit, Zojën e Bekuar dhe Shna Ndoun. U arrestua dhe u burgos në Lezhë më 13.10.1946 në kuvendin e kthyer në spital. Pa gjyq dhe pa dënim, vdiq për shkak të torturave në Lezhë më 11.05.1947. Trupi i tij pushon në Kishën e Fretërve Minorë të Lezhës.

Të dhënat janë dërguar në redaksinë tonë nga françeskani shqiptar Atë Vitor Demaj ofm








All the contents on this site are copyrighted ©.