2017-05-12 10:38:00

Papa Françesku ia beson njerëzimin Zojës së Fatimës


Papa Françesku ia beson njerëzimin Zojës së Fatimës (13 tetor 2013)

O e Lumja Zoja e Fatimës,

po të shprehim përsëri mirënjohjen tonë të thellë

për praninë tënde amtare

një zemre e një zëri me të gjitha breznitë,

që të thërrasin “Të Lume”.

 

Kremtojmë në ty veprat e mëdha të Zotit,

që s’lodhet kurrë s’u përkuluri me mëshirë mbi njerëzimin,

ligështuar nga e keqja, plagosur nga mëkati,

për ta shëruar e për ta shpëtuar.

 

Pranoje  me dashamirësinë e Nënës,

aktin që sot po e bëjmë plot besim,

përpara figures sate të shumëdashur.

 

E dimë se jemi të shtrenjtë përpara syve të tu,

e ti di gjithçka që zien në zemrat tona.

 

T’i hapim sot, që të hyjë ndër to shikimi yt i ëmbël,

e ledhatimi ngushëllues i buzëqeshjes sate.

 

Ruaje jetën tonë ndër krahët e tu,

bekoJi e forcoJi dëshirat e mira,

gjallëroje fenë e ushqeje,

mbështete shpresën e ndrite,

ngjall e frymëzo dashuri;

na prij të gjithëve në udhën e shenjtërisë.

 

Na e mëso dashurinë tënde prej nëne

për të vegjlit e të varfërit,

të dëbuarit e të vuajturit,

mëkatarët  e zemërhumburit…

Mblidhi të gjithë nën mbrojtjen tënde,

e të gjithë lëshoi në dorë të Birit tënd të dashur,

Zoti tonë Jezu Krishtit.

Amen!








All the contents on this site are copyrighted ©.