2017-05-09 13:32:00

Selia e Shenjtë: nën shenjën e ndarjes së përbashkët Dita e Komunikimeve


Me afrimin e 28 majit, festa e të Ngjiturit të Krishtit në Qiell dhe Dita e 51-të Botërore e Komunikimeve Shoqërore, Drejtoria Teologjiko-Baritore e Sekretarisë për Komunikimet e Selisë së Shenjtë, dëshiron të promovojë dhe të inkurajojë  ndarjen e përbashkët të burimeve baritore dhe prodhimet multimediale, krijuar nga zyrat e komunikimit shoqëror të Kishave vendase.

Prandaj Dikasteri i fton veprimtarët baritorë të komunikimit të dërgojnë ose të japin njoftime për përmbajtjen e veprimtarive, duke nisur nga Mesazhi i Papës Françesku për Ditën, me temë: “Mos kij frikë, unë jam me ty!’(Is 43,5). Të komunikojmë shpresën dhe besimin në kohën tonë”. Materiali dhe burimet multimediale mund të dërgohen në këtë adresë: gmcs2017@spc.va. Punimet, pastaj, do të botohen në faqen institucionale të internetit të Sekretarisë për Komunikimin (www.comunicazione.va), në seksionin kushtuar Ditës.   








All the contents on this site are copyrighted ©.