2017-05-07 16:11:00

Papa: “E quajtën bombën nënë! Mua më erdhi turp!”.


“E quajtën bombën nënë! Mua më erdhi turp!”. Janë fjalët e Françeskut, shqiptuar dje, gjatë takimit, në Sallën Nervi, në Vatikan, me 7 mijë nxënës të “Shkollave të Paqes”, ardhur nga e gjithë Italia.

Papa nuk i kurseu aspak fjalët, nësa fliste kundër “nënës së të gjithë bombave”, ndonëse nuk e kujtoi me emër. Por të gjithë e kuptuan se po fliste për Moab, apo bombën bërthamore më të madhe, që u prodhua ndonjë herë, të cilën SHBA-të e lëshuan, më 13 prill, mbi Afganistan, kundër terroristëve, duke vrarë me dhjetra prej tyre:

“Unë u turpërova - theksoi Papa - kur e dëgjova emrin e kësaj bombe. E quajtën nënë! Po nëna jep jetë. Kjo jep vdekje. E ne e quajmë nënë këtë soj aparati”.

Po rritet gjithnjë më shumë ndërmjet nesh kultura e shkatërrimit – shtoi Papa. - Bota është në luftë e bombardohet në të katër anët. Pa llogaritur fare se bombat bien atje poshtë, e se atje poshtë ka fëmijë, ka pleq,  të sëmurë….”. Kjo nuk u intereson aspak atyre, që i quajnë nënë “bombat më të rrezikshme”.

Duke u folur nxënësve të “Shkollave të Paqes”, Papa nuk kurseu askënd: “Qeveritarët? - pyeti. Kanë vetëm fjalë! Kujdes nga terroristët e thashethemnajave!”. Kjo, për ata, që rrënojnë kombet e veta. Ndërsa ata, që shfrytëzojnë, për Papën, bëjnë mëkat mortar!

Së fundi, edhe batuta: “Qeveritë dhe angazhimet e Agjendës 2013 të Kombeve të Bashkuara mbi zhvillimin?". Nuk po jua them me fjalët e mia, me fjalët e Papës, por me ato të Minës së madhe: “Fjalë, fjalë, fjalë!”.  Këtë dinë të bëjnë qeveritë!

Jemi duke shkatërruar Krijimin, dhuratën më të çmuar që na bëri Zoti – kujtoi më pas.

Përdorën emrin më të bukur në botë, Nënë, për një bombë. Kush do të dëshironte të ishte bir i një bombe? Kjo, pyetja që na lind pa dashur, nësa nuk mund të mos kujtojmë edhe takimin e afërm të Papës me Presidentin e SHBA-ve, Donald Tramp, më 24 majin e ardhshëm, para G7 të Taorminës.








All the contents on this site are copyrighted ©.