2017-05-06 09:00:00

Bashkësia e Taizé-së, fundjave me të rinj të krishterë e myslimanë


Bashkësia e Taizé-së në Francë, organizoi nga data 5 deri në datën 8 maj një fundjave kushtuar miqësisë, ku po marrin pjesë të rinj të krishterë e myslimanë me moshë nga 18 deri në 35 vjeç. Tema: “Rizgjimi i pranisë së Zotit në shpirtin tonë”. Gjatë takimeve të ndryshme, folën personalitete të impenjuara në dialogun kulturor e fetar nga të dyja fetë, si edhe vetë priori i Bashkësisë, frère Alois. Kryetarja e shoqatës “Parle-moi d’Islam”, Kahina Bahloul, dhe pastorja e Kishës protestante në Francë, Mirelle Akouala, reflektuan mbi temat e lutjes dhe të Lajmërimit të Zojës, duke komentuar sipas këndvështrimit të krishterë e atij mysliman, pikërisht çastin kur engjëlli e lajmëron Shën Marinë se do të mbetet shtatzanë me Jezusin, marrë nga Ungjilli dhe nga Kurani.








All the contents on this site are copyrighted ©.