2017-05-03 12:09:00

Papa: të krishterët, të thirrur për të qenë tharm i vëllazërimit


Të krishterët në Egjipt, si në çdo komb të kësaj toke, janë të thirrur  të jenë tharm i vëllazërimit. E kjo mund të bëhet realitet “vetëm nëse e jetojnë në shpirtin e tyre, bashkimin me Krishtin”. Këtë theksoi sot, ndërmjet tjerash, Papa, gjatë katekizmit të audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, kushtuar shtegtimit të tij të sapopërfunduar në Egjipt. Françesku u ndalua posaçërisht tek çasti kryesor i vizitës së tij: takimi me Papën Tawadros, Patrik i koptëve ortodoksë. E duke e kujtuar këtë çast, nënvizoi se me këtë takim, u dha një shenjë e fortë bashkimi:

“E përsëritëm angazhimin, edhe duke nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët, që të ecim krah për krah e të impenjohemi për të mos e përsëritur Pagëzimin e mbarështuar në Kishat përkatëse. Së bashku u lutëm për martirët e atentateve të fundit, që e goditën tragjikisht këtë Kishë të nderuar; e gjaku i tyre e fekondoi takimin tonë ekumenik, në të cilin mori pjesë edhe Patriku i Kostandinopojës, Bartolomeu”.

Ishte një vëllazërim i dëshmuar edhe përmes shprehjes “vëllai im i dashur”, me të cilën Françesku i quan Bartolomeun e Tawadros.








All the contents on this site are copyrighted ©.