2017-05-03 18:51:00

Papa takohet me një vajzë jazide, ish-skllave e Isisit


Nga skllave e milicëve të Isisit në ambasadore të OKB-së për dinjitetin e të mbijetuarve nga trafiku i njerëzve. Një rol, që e bën “aleate me Papën”. Prandaj, deshi ta takojë se s’bën.

         Gazeta vatikanase “L’Osservatore Romano” bën publike historinë e Nadia Murad Basee Taha, 22-vjeçares jazide, e cila, në fund të audiencës së përgjithshme të sotme, në Sheshin e Shën Pjetrit, iu afrua Atit të Shenjtë dhe i tregoi historinë e saj të dhimbshme.

         E patën rrëmbyer në fshatin e lindjes, në Kocho, veri i Irakut, më 3 gusht 2014. Pa me sytë e saj kur i vranë gjashtë vëllezërit dhe nënën. U mor së bashku me dy motrat dhe u çua në Mosul, ku terroristët bënë ç’mundën me të dhe e shitën disa herë si skllave. Pas tre muajsh arriti të ikë e të marrë arratinë. Që atëherë, gruaja e re denoncon me guxim tmerret, që pësojnë njerëzit e saj, duke luftuar “që askush të mos dhunohet më e të mos trajtohet si kafshë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.