2017-04-29 12:36:00

Papa firmos deklaratën e përbashkët me Tawadros II: katolikët e koptët njohin pagëzimin e anasjelltë


Papa firmos deklaratën e përbashkët me Tawadros II

Papa Françesku e patriarku i kopto ortodoksëve Tawadros II kanë firmosur një deklaratë të përbashkët në selinë e Patriarkanës në Kajro. Pak më parë, në fjalimin e tij, Papa falënderoi Tawadros II për “kujdesin e sinqertë e vëllazëror ndaj Kishës kopto katolike: një afërsi për të cilën – tha Ati i Shenjtë Bergolgio – jam shumë mirënjohës e që u nënvizua dhe lavdërua edhe në Këshillin Kombëtar të Kishave të Krishtera, i cili dha nxitje të mëtejshme që të krishterët në Jezusin të mund të veprojnë gjithnjë më tepër së bashku, për të mirën e mbarë shoqërisë egjiptiane”. “E kam vlerësuar shumë – shtoi Papa – edhe pritjen bujare që keni ofruar për Takimin e 13-të të Komisionit të përbashkët ndërkombëtar për dialogun teologjik ndërmjet Kishës Katolike e Kishave Ortodokse Lindore, që u mbajt pikërisht në këtë vend, vitin e kaluar, me ftesën tuja”. Sipas Papës Françesku, ky “është një gjest i bukur që bëri të mundur zhvillimin e takimit të sivjetmë në Romë, si shenjë e veçantë e lidhjes ndërmjet selive të shën Markut e të shën Pjetrit”

Katolikët e koptët njohin pagëzimin e anasjelltë

“Ne, një mendje të vetme e një zemre të vetme, nuk do të përsërisim Pagëzimin që është kremtuar e mbarështuar në njërën prej Kishave tona, për cilindo person që dëshiron t’i bashkohen Kishës tjetër”. Kështu pohon mes tjerash deklarata e përbashkët e firmosur nga Papa Françesku e Papa Tawadros II në mbarim të takimit të tyre në Patriarkanën kopte të Kajros.








All the contents on this site are copyrighted ©.