2017-04-28 17:28:00

Papa do të dëshironte t’i përshëndeste një për një liderët islamikë, por….


Në përfundim të Konferencës kushtuar paqes, mbajtur në Selinë e Al Azhar, Vatikani i Sunitëve në Kajro, një hoxhë u nis nga platea, prej kah e kishte ndjekur fjalimin e Françeskut, për ta përshëndetur nga afër Papën.

Dëshira e madhe e shtyu t’i kapërcente jo vetëm radhët e pjesëmarrësve, por edhe rregullat e një samiti të tillë ndërfetar, mbi të cilin qenë ngulur sytë e mbarë botës. Françesku, që sapo kishte përfunduar së foluri, e shikoi me simpati dhe bëri një gjest, si të donte të zbriste tri këmbët e shkallës, për ta përqafuar jo vetëm atë, por të gjithë prijësit islamikë, që merrnin pjesë në punime.

Nuk qe e mundur, sepse ishin shumë e një takim i tillë nuk qe parashikuar nga protokolli. Ndoshta prandaj Papës nuk i pëlqejnë aq rregullat e protokollit. Gjithsesi iu desh të kënaqej vetëm me një gjest shumë dashamirë përshëndetjeje, drejtuar të gjithë liderëve islamikë njëherësh!








All the contents on this site are copyrighted ©.