2017-04-25 12:18:00

Françesku: lutem për Tawadros e për vëllezërit koptë


Në festën e sotme të Shën Markut, themelues i Kishës së Aleksandrisë të Egjiptit, Papa Françesku ia kushtoi Meshën e kremtuar sot paradite në Shtëpinë e Shën Martës, Patrikut të Koptëve Tawadros II dhe besimtarëve koptë, me të cilët do të takohet pas tri ditësh, gjatë shtegtimit të pritur në Egjipt. “Sot - tha Papa në fillim të kremtimit - është festa e Shën Markut Ungjilltar, themelues i Kishës së Aleksandrisë. E ofroj këtë Meshë për vëllain tim, Papën Tawadros II, Patrik i Aleksandrisë së Koptëve, duke kërkuar hirin që Zoti t’i bekojë dy Kishat tona me begatinë e Shpirtit Shenjt”.








All the contents on this site are copyrighted ©.