2017-04-23 16:24:00

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit Nicora


Papa shpreh ngushëllimet më të ndjera për vdekjen e kardinalit Attilio Nicora, legat Papnor për Bazilikat e Shën Françeskut e të Shën Marisë së Engjëjve, në Asizi, që ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës, 22 prill, në moshën 80 vjeçare, në klinikën romake Piu XI, ku ishte i shtruar. 

“Ai lë pas një kujtim të ngarkuar me stimë e mirënjohje për shërbimin e çmuar, ofruar me kompetencë të veçantë - nënvizon në një telegram Françesku - si Kishës, ashtu edhe shoqërisë civile në Itali, sidomos në fushën juridike, lidhur me rishikimin e Konkordatit lateranens dhe me vënien në jetë të sistemit të mbështetjes ekonomike të Kishës katolike e të mbajtjes së klerit, ashtu si dhe të Selisë së Shenjtë, si president i përpiktë e largpamës, një herë i Apsa-s e, pastaj, i Aif.

Françesku ia beson shpirtin e kardinalit Nicora, Zojës e Shën Gjon Palit II, që e caktoi prijës të dioqezës së Veronës e, më pas, e krijoi kardinal.

Kardinali Attilio Nicora, i lindur në Varese, më 16 mars 1937, qe shpikës i 8 për mijë e, si president i parë i Aif, organizëm kontrolli i financave vatikanase, dha kontributin e tij në luftën kundër riciklimit e për dialogun me institucionet ndërkombëtare të interesuara. Kujtohet edhe si një nga autorët e rishikimit të Konkordatit, nënshkruar më 15 nëntor 1984, me qeverinë e asokoshme të Craxi-t.








All the contents on this site are copyrighted ©.