2017-04-19 13:19:00

Dom Artur Jaku: Shkodra shënon 550 vjetorin e shpërnguljes së Zojës së Shkodrës


Sivjet mbushen 550 vjet që kur, sipas traditës, ikona e Zojës së Këshillit të Mirë a Zojës së Shkodrës, Pajtores Qiellore të Shqipërisë e të gjithë shqiptarëve, u përcoll mrekullisht nga Shkodra drejt Genazzano-s, afër Romës, ku ndodhet qysh asokohe e deri më sot. E Shkodra po përgatitet për të shënuar 550 vjetorin e shpërnguljes së figurës së Zojës së Shkodrës nga Shqipëria për në Gennazzo të Italisë.

Së pari, të dëgjojmë si u prit emërimi i të Dërguarit të Veçantë të Papës në Shkodër, kardinali Franc Rodé për kremtimet e 550 vjetorit të shpërnguljes së figurës së Zojës së Këshillit të Mirë (Zojës së Shkodrës), nga Shqipëria për në Gennazo, dhe pastaj si po vijojnë përgatitjet shpirtërore për kremtimet fetare, cilat janë programet shkencore e kulturore, për këtë 550 vjetor të shpërnguljes së figurës së Zojës së Këshillit të Mirë (Zojës së Shkodrës) nga Kisha bri Rozafës së Shkodrës për në Gennazzano, afër Romës, Mbi këto, në mikrofonin e Radio Vatikanit, ta dëgjojmë Rektorin e Shenjtërores së Zojës së Shkodrës dhe famullitarin e Katedrales së Shën Shtjefnit, dom Artur Jakun.......... 








All the contents on this site are copyrighted ©.