2017-04-12 17:59:00

Kuriozitet: Në qendrat e Karitasit arrijnë vezët e Pashkëve, dhuruar nga Papa


Një e papritur tejet e këndshme: për miqtë dhe vullnetarët e Karitasit të Romës arritën papritmas dy kuti të mëdha me vezët prej çokollate të Pashkëve, dhuratë nga Papa Françeskut, për fëmijët që asistohen nga qendrat e mikpritjes së organizmit, në Romë. Fëmijët i çudit gjithçka. E, doemos, edhe vezët vigane prej çokollate, që për fat të keq, nuk di t’i bëjë asnjë pulë në botë. Sa mirë do të ishte!”.

Njoftimin, pa hollësirat, e jep Karitasi, përmes një tweet-i - rimarrë nga agjencia Ansa - ku mund t’i shikoni – por jo edhe t’i shijoni - vezët prej çokollate, dhuratë e Papës. 








All the contents on this site are copyrighted ©.