2017-04-03 17:14:00

Më 3 prill, Kisha Katolike përkujton shën Sikstin I, papë


 shën Sikstin I, Papë, ishtei peshkvi i shtatë i Romës, edhe ai me prindër romakë, qe në krye të Kishës në periudhën ndërmjet viteve 117/119 – 126/128. Gjatë papnisë së tij, miratoi tri norma: së pari, askush përveç shërbëtorëve të kultit, nuk mund të prekë kelkun dhe patenën gjatë shugurimit të bukës e të verës; së dyti, ipeshkvijtë që vinin në Selinë e Shenjtë duhej të ktheheshin në dioqezë me një letër apostolike, ku pohohej bashkimi i tyre i plotë me pasardhësin e Shën Pjetrit; së fundi, pas hyrjes së lutjes eukaristike meshtari duhet të thotë “Shenjt, shenjt, shenjt…” së bashku me asamblenë.

Gjatë papnisë së Sikstit I dolën në pah divergjencat e para ndërmjet Kishës së Romës dhe Kishave të Lindjes, sepse, ndërsa këto të fundit kremtonin Pashkët, festa nuk ishte vendosur akoma në Perëndim. Papës romak i atribuohen dy letra, njëra për doktrinën e Trinisë Shenjte dhe tjetra mbi primatin e ipeshkvit të Romës. Të dyja konsiderohen apokrife.








All the contents on this site are copyrighted ©.