2017-04-02 13:49:00

Nga Carpi, lutja e Papës për Kolumbinë, Venezuelën, Paraguain, Kongon


Kolumbia, Venezuela, Paraguai dhe Republika Demokratike e Kongos, vende të ndryshme, tragjedi, dhunë e kriza të ndryshme, por dhembje e njëjtë: ajo e Papës Françesku që, nga Carpi, para Engjëllit të Tënzot, deshi të lartonte një lutje pa kufij, nga Afrika - në Amerikën Latine.

Prej një toke, plagosur nga tërmeti, Emilia - tek një tjetër, sulmuar nga  fatkeqësitë e natyrës, Kolumbia. Në përfundm të Meshës, kremtuar në Carpi, Papa Françesku shprehu dhimbjen e tij të thellë për tragjedinë që i ra mbi kokë qytetit të Mocoa, në jugperëndim të vendit latinoamerikan ku - kujtoi - një ortek vigan balte, pasojë e shirave të rrëmbyera, shkaktoi vdekjen dhe plagosjen e një mori njerëzish:

“Lutem për viktimat, i siguroj për lutjen time të afërmit, që qajnë të dashurit e vdekur dhe i falënderoj të gjithë ata, që po japin ndihmën e shpejtë”.

E pastaj Papa shprehu shqetësimin e thellë edhe për thellimin e krizës në Venezuela e Paraguai:

“Lutem për këto popullsi, shumë të dashura për mua e i ftoj të gjithë të ngulmojnë pa u lodhur, duke shmangur çdo tip dhune, në kërkim të rrugëzgjidhjeve politike”.

Vështrimi i Papës u drejtua, pastaj, nga Afrika, ngaqë - sqaroi - prej andej vijnë lajme jo të mira, sidomos nga Republika Demokratike e Kongos, ku vijojnë ndeshje të përgjakshme të armatosura në rajonin e Kasai, që po shkaktojnë viktima e shpërngulje dhe po i dëmtojnë edhe njerëzit e pronat e Kishës, ndërtesa kulti, spitale e shkolla:

“E siguroj për afërsinë time këtë komb dhe i nxis të gjithë të luten për paqen, që zemrat e autorëve të këtyre krimeve të mos mbeten skllave të urrejtjes e të dhunës, sepse dhuna e urrejtja rrënojnë gjithmonë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.