2017-03-31 15:04:00

Para 12 vjetësh Parlamenti i Shqipërisë aprovoi ligjin për njohjen juridike të Kishës Katolike.


Sot mbushen plot 12 vjet që kur Parlamenti i Shqipërisë ka aprovuar ligjin për njohjen e personit juridik të Kishës Katolike në vend. Bëhet fjalë për një ligj  të natyrës konstitucionale në zbatim të Marrëveshjes ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Rep. Shqipërisë të vitit 2002.

Po të bëjmë një bilanc të këtyre 12 viteve, mund të thuhet se është një pilastër juridik i vërtetë, që ka bërë të mundur që Entet e Kishës të mund të marrin zotësinë juridike me efekte civile pa asnjë lloj problemi. Kjo do të thotë se Kisha me entet e saj mund të zhvillojë misionin e saj humanitar, shoqëror e fetar në kuadrin ligjor të Shtetit, me të drejtat dhe obligimet.

Nëse në Akordin midis Selisë së Shenjtë dhe Rep. Shqipërisë, ratifikuar në vitin 2002, flitet për koncepte dhe principe esenciale për  njohjen e zotësisë  juridike me efekte civile të Enteve apo Institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri, ligji i vitit 2005 ka konkretizuar në praktike procedurat dhe dokumentacionin që duhet të paraqitet në Gjykatë, për të fituar këtë zotësi juridike. Por jo vetëm kaq, ky ligj zbatues i kësaj Marrëveshje, ka bërë të mundur që të bëhet kjo njohje e të jetë në përputhje të plotë me legjislacion shqiptar dhe atë të së Drejtës Kanonike Kishtare.

Në bazë të kësaj njohje Entitetet e Kishës  kanë mundësi, duke qenë se janë të gjitha kushtet Institucionale, të zhvillojnë aktivitetet e tyre në fushën si ajo arsimore, shoqërore, shëndetësore, natyrisht edhe në atë shpirtërore a të kultit, duke ofruar me misionin e saj humanitar e shoqëror shërbimet kryesisht  për personat në nevojë.

Me këtë mund të thuhet se janë zgjidhur edhe shumë probleme praktike që ekzistonin më përpara, si psh ato të marrjes së lejes apo licencës për hapjen e shkollave, qendrave komunitare apo rezidenciale etj, pa asnjë pengese juridike apo administrative. Është krijuar mundësia qe te mund te ndërtojnë objekte te ndryshme për te zhvilluar veprimtari te sipërcituar, kjo për te gjithë Entet e Kishës. Kane mundësi qe te kenë stafet e tyre edhe me personal laik  duke respektuar legjislacionin shqiptar përsa  takon pagesës për punën qe kryejnë dhe për atë sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për te punësuarit. Kane mundësinë qe te mund te kryejnë veprime apo akte  noteriale lidhur me pasuritë te paluajtshme dhe te luajtshme te cilat i shërbejnë ne përmbushjen e misionit si Ente te Kishës. I ka krijuar mundësinë qe misionaret e huaj te mund te pajisen me leje qëndrimi dhe pune pa asnjë lloj pengese apo problemi juridiko-administrativ.

Pra  ne pak fjale, eshte garantuar dhe plotesuar me se mire respektimi i lirise fetare ne te gjtha aspektet e saj, perfshire edhe ate Institucionale.   Kjo eshte ajo qe ky ligj ka bere te mundur. Gjeja me e rendesishme qe ka sjelle ky ligj eshte edhe fakti se qe nga viti 2005 entet e Kishes te cilet marrin zotesine juridike ne baze te ketij ligji, nuk  trajtohen si Organizata Jofitimprurese, por si persona juridik kishtar jofitimprures, pra kane nje status te vecante ne legjislacionin shqiptar. Ja pra kthesa historike ne legjislacionin shqiptar. Kurre nuk kane qene te njohur keshtu.

Për shembull, në Gjykatën e Rrethit gjyqësor Tiranë deri tani ka shkuar shume mirë, si në njohjen fillestare dhe regjistrimit si persona juridik po ashtu edhe në modifikimet e ndryshme statutore që kanë bërë disa Ente.

Pra mund të pohohet se është një normativë ligjore që ka funksionuar dhe vazhdon të ndihmojë funksionimin e mirë të Kishës katolike në shoqërinë shqiptare. Jo vetëm kaq, por ka sjellë shumë të reja edhe në legjislacion kishtar e atë shtetëror në Shqipëri. Ka bërë të mundur që të njihen me identitetin e vet shumë ente të Kishës e shumë të tjera. Po më hollësisht mbi këtë 12-të përvjetor e domethënien e këtij ligji, ta dëgjojmë në mikrofonin e Radio Vatikanit avokatin Florian Kamsi......








All the contents on this site are copyrighted ©.